Figliuolo dhe Zarif biseduan për veriun e Kosovës
Prishtinë 11 shtator - Komandanti i KFOR-it, Gjenral Francesco Paolo Figliuolo, takoi sot në mëngjes shefin e UNMIK-ut, Farid Zarif në selin e UNMIK-ut në Prishtinë.
Gjenerali Figliuolo dhe Zarif biseduan për situatën e përgjithshme të komuniteteve në Kosovë, me theks të veçant për veriun e Kosovës.
Kjo vizitë është pjesë e takimeve të rregullta e liderve të lartë të cilën KOM KFOR-i e bënë me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë ata politik ushtarak dhe autoritetet civile të Kosovës dhe në Ballkan në përgjithësi për të harmonizuar çasjen gjithpërfshirëse për normalizim, përmes dialogut dhe bashkëpunimit, të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
KFOR-i vepron në sinergji me institucionet e Kosovës në nivel qendror dhe lokal dhe do të mbështes përpjekjet e UNMIK-ut dhe organizatave tjera ndërkombëtare për një të ardhme prosperuese të Kosovës.
KFOR-i, i themluar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të vazhdojë të përmirësoj ambientin e sigurisë dhe qetësisë si dhe të ruaj lirinë e liëvizjes në tërë Kosovën.