Ficxherald, viziton të enjten Kosovën
Prishtinë, 16 shkurt - Komandanti i forcave të bashkuara aleate të NATO-s, Mark Ficxherald, do të vizitojë Kosovën, ditën e enjte.
Ficxherald do të takohet me autoritetet kosovare, por edhe komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, për të diskutuar rreth pakësimit të ri të trupave të NATO-s, në Kosovë.
Dy muaj më parë, gjatë vizitës së tij në Beograd, admirali amerikan, lajmëroi se trupat e KFOR-it do të pakësohen, deri në 4 500, brenda një periudhe të shkurtër.
Ficxherald ka sqaruar, se përgjegjësitë e paqeruajtësve të NATO-s, do të merren gradualisht nga FSK-ja, Policia e Kosovës dhe 2500 policët e EULEKS-it.
Forcat e Përbashkëta të Aleancës-Napoli është komandë ushtarke e NATO-s. Komandanti i KFP Napoli -Napoli I raporton Komandantit Suprem të Aleancës për Europë (SACEUR) pranë Shtabit Qendror Suprem të Forcave të Alenacës-Evropë, në Casteau, të Belgjkës.
Si Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Aleancës-Napoli, Admirali Fitzgerald aktualisht mban përgjegjësinë operative për misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe Mesdhe. Këtë detyrë ai e mori më 30 Nëntor 2007.