Ferizaj shënon përvjetorin e 17 të bombardimeve të NATO-s
Ferizaj, 24 mars - Rrjeti i OJQ-ve AVONET nga Ferizaj, sikurse edhe në vitet paraprake, sot ka organizuar aktivitetin e saj tradicional Kafja e Miqësisë si iniciativë për të përkujtuar përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarako-policore serbe.
Në këtë aktivitet pati të pranishëm zyrtarë komunal nga Komuna e Ferizajt dhe Komuna e Vitisë, përfaqësues të bashkësive fetare në Ferizaj, përfaqësues të Policisë së Kosovës Regjioni i Ferizajt, përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përfaqësues nga familjet e dëshmorëve dhe veterantëve të UÇK-së, pjesëtarë nga KFOR-i amerikan dhe austriak, shoqëria civile dhe media. Poashtu në këtë takim morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Svarqa dhe Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.
AVONET si përherë këtë aktivitet e ka shoqëruar edhe me vizitë në institucione të rëndësishme të sigurisë, e në këtë rast nga të pranishmit u vizitua Kazerma e Doktrinës dhe Stërvitjes Skënderbeu në Ferizaj ,me që rast patëm rastin të njihemi me investimet në këtë institucion të rëndësishëm shtetëror si dhe me përgatitjen profesionale të stafit punonjës pranë Kazermës Skëndërbeu në Ferizaj.
Duke patur parasysh rrjedhat politike në vend, AVONET konsideron se kjo datë ka rëndësi të madhe në historinë e vendit tonë, andaj edhe lypset unifikimi i faktorit politik në vend për të sendërtuar idealin që sollën bombardimet e NATO-s e që solli larine dhe pavarësinë e vendit.