17 Maj 2024

Ferguson: Kosova po përmirëson kushtet sociale e ekonomike

Prishtinë, 30 dhjetor - Komandanti i Forcës së Kosovës, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, mirëpriti Admiralin e Flotës Ushtarake Detare amerikane, Mark E. Ferguson III, Komandant i JFC Napoli, në Shtabin Qendror të KFOR-it në Prishtinë.

Admirali Ferguson bisedoi me pjesëtarët e KFOR-it të cilët shërbejnë në Kampin “Film City” dhe në Kampin “Bondsteel”, duke shprehur krenarinë e tij për rezultatet e shkëlqyera të arritura nga KFOR-i gjatë vitit të kaluar falë profesionalizmit dhe përkushtimit të ushtarëve të tij.

Kjo vizitë ishte një mundësi për të që t’i përcjellë urimet e tij më të mira për vitin 2015 dhe për të uruar e shpërblyer nënoficerët më të mirë të lartë dhe të ulët të cilët kanë dalë fitues të një gare miqësore për shkathtësitë ushtarake.

Admirali Ferguson theksoi se Kosova, falë përkushtimit të KFOR-it në ofrimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes, vazhdon të përmirësojë kushtet për zhvillim social e ekonomik në rrugën drejt normalizimit, duke implementuar marrëveshjet e Brukselit.

Admirali Ferguson dhe Gjenerali Figliuolo poashtu patën mundësi që të takohen me ambasadorët e shteteve të Quint-it, si dhe me shefin e misionit të UNMIK-ut.

Ata nënvizuan rëndësinë e madhe të bashkëpunimit të ndërsjellë për ta rritur stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të rajonit, me theks të veçantë në qasjen gjithëpërfshirëse të KFOR-it në sinergji me komunitetin ndërkombëtar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)