Fëmijët shënojnë ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit
Prishtinë, 9 dhjetor - Qendra për studime të avancuara FIT në tetë muajt e fundit ka implementuar projektin "Roli i Rinisë në Luftën Kundër Korrupsionit", projekt ky i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Qëllimi i këtij projekti ka qenë të informojë moshat e reja për pasojat që sjell korrupsioni, dhe poashtu ti mësojnë ata se si duhet të luftohet ky fenomen.
Si rezultat i këtij projekti janë realizuar disa aktivitete me nxënës si: ligjërata, kuize, punëtori, dhe debate, të gjitha këto në kuadër të fushatës vetëdijësuese.
Poashtu, janë mbajtur edhe dy forume të rëndësishme me temat: \"Korrupsioni Prek të Gjithë, është Koha të Ngrisim Zërin\" dhe \"Të Drejtat dhe Përgjegjësitë si Qytetarë\".
Pjesëmarrës në këto aktivitete kanë qenë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Prishtinës dhe Fushë-Kosovës. Përkrahës të këtij projekti poashtu kanë qenë edhe Agjensioni Kundër Korrupsionit dhe Policia e Kosovës të cilët shpalosur programet e tyre për luftën kundër korrupsionit.
Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, Qendra për studime të avancuara FIT ka mbajtur një ceremoni me të cilin ka shënuar rëndësinë e kësaj dite dhe poashtu përmbylljen e këtij projekti.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin nxënësitë që kanë qenë pjesë e projektit, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, përfaqësuesit e Agjensionit Kundër Korrupsionit, dhe ekspertët mbi fushën e anti-korrupsionit.
Pas përfundimit të prezentimeve informuese, ceremonia u përmbyll me prezentimin e punimeve nga nxënësit me temat se çka është korrupsioni dhe pse duhet te luftohet ai.