FDHK prezanton raportin e monitorimit te gjykimeve mbi krimet e luftës
Prishtinë, 26 prill - Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) do të organizojë konferencën ku do të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2020.
FDHK vazhdon të mbetet organizata e vetme që monitoron në mënyrë sistematike gjykimet e këtij profili.
FDHK organizon këtë konferencë me temën: ‘Zvogëlimi i hapësirës për mosndëshkueshmëri: Dialogu si mundësi për bashkëpunim juridik në mes të Serbisë dhe Kosovës’.