28 Prill 2024

FDH: Vendosja e Tribunalit jashtë Kosovës e papranueshme

Prishtinë, 9 prill - Themelimi i një Tribunali që do të merrej me krimet e supozuara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe vendosja jashtë Kosovës, me mundësinë e hapjes së një zyre administrative në Prishtinë, vlerësohet i papranueshëm nga Fondi për të Drejtat Humanitare në Kosovë.

“Argumenti kryesor kundër këtij Tribunali është se Kosovës i duhet të ndërtojë mekanizma dhe kapacitete në mënyrë që vetë të ballafaqohet me krimet e luftës.

Nëse krijohet Tribunali jashtë Kosovës, atëherë gjyqësori Kosovar nuk do të ndihet i obliguar për shqyrtimin e rasteve te krimeve të luftës, e si rrjedhojë do të kishte dështimin e Kosovës në ballafaqimin me të kaluarën”, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga Fondi për të Drejtat Humanitare në Kosovë.

Është i domosdoshëm bashkëpunimi zyrtar në mes të autoriteteve gjyqësore të Kosovës dhe Serbisë, dhe se sipas tyre kjo temë duhet të futet ne dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“FDH Kosovë bën thirrje që të krijohet Gjykata Speciale për Krime të Luftës në Kosovë, që do funksiononte me trupa gjykues të përbërë nga gjykatës ndërkombëtarë dhe vendor.

Është thelbësore që të bëhet ngritja e kapaciteteve të gjykatësve vendor, të cilët në të ardhmen do të marrin rolin udhëheqës në shqyrtimet e lëndëve për krime të luftës.

FDH Kosovë iu bën thirrje institucioneve kosovare që në tërësi të zbatojnë ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, ndërkaq nga vendet e BE-së dhe nga SHBA-të kërkon që të ofrojnë ndihmën e tyre në zbatimin e programeve të mbrojtës së dëshmitarëve”, thuhet në komunikatën e Fondit për të Drejtat Humanitare në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)