30 Janar 2025

FDH prezanton monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës

Prishtinë, 27 mars - Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH) organizon tryezën e rrumbullakët në të cilen do të prezantohet raporti vjetor të FDH-së mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2016.

Pas prezantimit të raportit vjetor do të vazhdohet me diskutime në panel lidhur me gjetjet dhe sfidat në procedimin e gjykimeve për krimet e luftës si dhe një hap tutje në rritjen e kapaciteteve të jurisprudencës dhe bashkëpunimit institucional dhe rajonal.

Ky projekt mbështet nga Ambasada Britanike në Prishtinë që nga viti 2011.

FDH Kosovë, është e vetmja OJQ në Kosovë që vazhdimisht ka kryer monitorimin e gjykimeve më të rëndësishme të krimeve të luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë që nga lufta e vitit 1999.

Andaj, FDH Kosovë, ka një rol aktiv në zbatimin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)