FDH përkujton viktimat e krimeve të luftës së Likoshanit dhe Qirezit
Prishtinë, 28 shkurt - Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjeratën publike "Sot, 20 vite më parë - Rasti i Likoshanit dhe Qirezit".
Rasti i Likoshanit dhe Qirezit shënjuan edhe fillimin e luftës në Kosovë dhe me rastin e 20 vjetorit të kësaj ngjarje, FDH Kosovë organizon ligjëratë informative mbi krimet që ndodhën atë ditë.
Kjo do të jetë ligjërata e parë publike mbi temën “Sot, 20 vite më parë”, ku FDH Kosovë do të përkujtoj ngjarjet dhe viktimat e krimeve të luftës në 20 vjetorin e tyre përgjatë dy viteve të ardhshme.
Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen, bazohen në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe të gjeturave nga Tribunali i Hagës.