FBI ndihmon në hetimin e vdekjes së Dino Asanajt
Prishtinë, 22 qershor - Byroja Federale e Hetuesisë e SHBA-së (FBI) do të ndihmojë hetimet lidhur me vdekjen e Drejtorit të Agjencionit Kosovarë të Privatizimit, Dino Asanajt.
Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar vdekjen e Dino Asanaj, ish-kryetar Bordit të Agjencionit Kosovarë të Privatizimit dhe njëherit shtetas Amerikan.
"Pasi që e konsideron si të duhur Qeveria Amerikane është pajtuar të ofroj ndihmë, kështu që Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pran Departamentit Gjyqësorë të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm", thuhet në njoftimin e ambasades amerikane.