17 Janar 2025

FBI e kënaqur me progresin e arritur me sigurinë e Kosovës

Prishtinë, 10 nëntor - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në cilësi të Koordinatorit Nacional Kundër Terrorizmit, priti në takim atashetë për çështje ligjore në zyrën e FBI-së, Jack H. Liao, Daniel J. Yocca, dhe Andrew de la Rocha.

Në takim morën pjesë edhe znj. Drita Pereziç, Këshilltare e lartë e ICITAP-it Amerikan dhe Samir Krasniqi, koordinatori i QKMK-së.

Ky takim u mbajt në kohën kur pritet të nënshkruhet Marrëveshja për Shkëmbimin e Informacionit për Verifikimin e Terrorizmit, në mes të Republikës së Kosovës dhe SHBA-së dhe në kohën kur ky ekip i FBI-së, i cili mbulon Republikën e Kosovës, po e ndryshon selinë, ku nga Sarajeva do të vendosen në Sofje të Bullgarisë.

Gjatë këtij takimi zëvendësministri Hoxha i informoi zyrtarët e FBI-së lidhur me mekanizmat e ndërtuar në funksion të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme, ndërtimin e legjislacionit primar, sekondar, Strategjitë Kombëtare dhe bashkëpunimin rajonal.

Po ashtu zëvendësministri Hoxha i njoftoi zyrtarët e FBI-së lidhur me  rolin dhe mandatin e MPB-së, autoritetet e përfshira në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, detyrat dhe aktivitetet që kryhen, bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit, si vendore dhe ndërkombëtare, sistemet e vendosura, zbatimin e masave në kufi lidhur me kontrabandimin me migrantë, masave anti-terror, masave anti-korrupsion, shkëmbimin në kohë reale të informatave, inteligjencën dhe hetimet e përbashkëta, shfrytëzimin e bazave të të dhënave ndërmjet autoriteteve dhe mekanizmin që bashkërendon këto aktivitete 24/7 që është QKMK, e cila është e vendosur në objektin e MPB-së.

Gjatë kësaj vizite, zyrtarët e FBI-së u ndanë të kënaqur me progresin e arritur nga mekanizmat e Sigurisë të Republikës së Kosovës, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit që është kusht për bashkërendim efikas dhe efektiv në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme që ndodhin si në kufi dhe brendi të territorit.

Ata konfirmuan përkrahjen e tyre dhe projekteve që mbështeten nga Ambasada Amerikane, në zhvillimin e mëtejshëm të mekanizmave të sigurisë në Kosovë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)