Fazliu: Veteranët do ti gëzojnë pensionet
Prishtinë, 15 shtator - Udhëheqësi i Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu ka bërë me dije se ky proces është në përfundim e sipër dhe shumë shpejt veteranët mund të aplikojnë për pension.
Sipas tij, këtë javë pritet të bëhet finalizimi i udhëzimit administrativ që e përcakton mënyrën se di do të aplikojnë veteranët për pension dhe udhëzimi që përcakton lartësinë e pensionit.
Sa i përket kësaj çështje, Fazliu tha për Epokën e re se nuk ka nevojë të protestohet sepse, sipas tij, pavarësisht vonesave, procesi është në fazën përfundimtare dhe veteranët do të fillojnë ti gëzojnë pensionet e tyre.
Ai ka shtuar se në të ardhmen të gjitha kategoritë e luftës do të kenë trajtim më dinjitoz.