Faton Topalli pranon se ka hedhur gazin
Prishtinë, 15 tetor - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka pranuar se ka hedhur gazin lotsjellës në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Atë pjesë të detyrës që unë e kam pasur e kam kryer. Kam hedhur dy bombola gazi dhe nëse vazhdon kështu, numri i tyre mund të shtohet, tha Topalli.
Deputeti i Vetëvendosjes tha se nuk ka frikë të ballafaqohet me Prokurorinë e Shtetit duke thënë se tradhtia e vendit është vepër më e rëndë penale.
Unë jam i gatshëm të ballafaqohem me prokurorinë ashtu siç kanë qenë edhe djemtë e vajzat e UÇK-së të gatshëm të ballafaqohen në kohën e tyre me prokurorinë vetëm që ta mbrojnë Kosovën, deklaroi Topalli.
Deputetit Topalli paralajmëroi se nuk do të lejohet vazhdimin i kësaj qeverisje.
Ne kemi thënë se nuk do të lejomë të vazhdohet kjo mënyrë e qeverisjes së vendit ku Isa Mustafa e ka bllokuar Kuvendin për arsye dihet që me kushtetutë që marrëveshjet ndërkombëtare duhet të ratifikohen në kuvend dhe kjo mundësi z. Mustafa e ka hequr, theksoi Topalli.