03 Maj 2024

Fatmir Limaj nga paraburgim në arrest shtëpie

Prishtinë, 8 mars - Deputet i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj i ka shpëtuar paraburgimit, ndërsa mësohet se do të jetë në arrest shtëpie.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij mbrojtës Tomë Gashi, i cili ka konfirmuar se sot është bërë lirimi i Limajt nga paraburgimi për ta zëvendësuar atë me masën “arrest shtëpie” deri më 24 prill.

“Fatmir Limaj është liruar nga paraburgimi duke e zëvendësuar me masën “arrest shtëpie”, i cili do të zgjas deri më 24 prill. Kaq mund t’ju them deri më tani”,- ka thënë Gashi.

Ky vendim është marr nga Gjykata Supreme pas ankesës së avokatit Gashi, i cili nuk ka dashur të komentojë më shumë duke thënë se detaje të tjera lidhur me këtë rast mund të publikohen më vonë.

Fatmir Limaj, ndodhej në paraburgim që nga nëntori i vitit të kaluar. Ai akuzohet për krime lufte, akuzë kjo e ngritur nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Ndërkohë në një deklaratë për shtyp,Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur vendimin e marrë nga Gjykata Supreme e Kosovës, duke theksuar se ky ishte vetëm hapi i parë drejt zhveshjes nga çdo akuzë absurde ndaj “Komandant Çelikut”.

Limaj është arrestuar nën dyshime për krime lufte, edhe pse fillimisht ishte liruar nga këto akuza. Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës e kishte kthyer rastin në rigjykim, përderisa urdhër arrestin për paraburgosjen e Limajt e kishte zbatuar EULEX-i.

Ndërsa për deputetin Limaj është marrë ky vendim, të tjerët janë akoma në parabugrim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)