Fatmir Limaj edhe dy muaj në paraburgim
Prishtinë, 22 shkurt - Fatmir Limaj do të vazhdojë të qëndrojë edhe dy muaj në paraburgim. Lajmin e ka bërë të ditur për Express avokati i Limajt, Tomë Gashi.
Gjyqtari i EULEX-it, Malkom Simons, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka vazhduar paraburgimin Fatmir Limaj edhe për dy muaj të tjerë, deri me 24.04.2013. Unë si avokat i Limaj kam paraqit ankesë kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.\"
\"Caktimi i paraburgimit që nga 24.11.2012 dhe vazhdimi i paraburgimi pa asnjë arsye ligjore nuk ka kurrfarë mbështetje dhe arsye ligjore por janë krejtësisht arsyet politike që ndikojnë haptas në këtë çështje, ka thënë avokati