Fati i FSK-së është në duart e bashkësisë ndërkombëtare
Prishtinë, 27 shkurt - Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka bërë të ditur se projektligji për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës pritet që javën e ardhshme të prezantohet para kabinetit qeveritar.
Por, ekspertët e çështjeve të sigurisë këtë proces e kanë quajtur sfidues.
Ramadan Qehaja dhe Naim Maloku kanë deklaruar për Epokën e re se fati i ushtrisë së Kosovës është në duart e bashkësisë ndërkombëtare.
Sipas tyre, vetëm me presion të ndërkombëtarëve ndaj Serbisë, Lista Serbe mund ti përkrahë ndryshimet e nevojshme për formimin e Forcave të Armatosura.