15 Janar 2025

FARK-ut nuk i njihet lufta

Prishtinë, 21 qershor - Edhe gjashtëmbëdhjetë vjet pas luftës, shteti i Kosovës nuk po i njeh si veteranë të UÇK-së, pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Ata që dikur u kanë prirë brigadave të para të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) nën udhëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, sot akuzojnë ashpër shtetin e Kosovës, se po fsheh kontributin e tyre duke mos i njohur si luftëtarë të UÇK-së.

Ata thonë se mbajtën emblemën e UÇK-së, sikurse mijëra të tjerë në gjithë Kosovën, por po fshihen nga historia e re e Kosovës.

Ish-luftëtarët e FARK-ut ankohen se Komisioni qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së nuk po i trajton si të barabartë me pjesëtarët e tjerë të kësaj ushtrie.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)