Farina takon Shefin e Shtabit të Mbrojtjes të Forcave Serbe
Prishtinë, 1 gusht - Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Salvatore Farina priti në një vizitë Shefin e Shtabit të Mbrojtjes të Forcave të Armatosura Serbe Gjeneral Ljubisa DIKOVIC në shtabin qendror të KFOR-it ne Kampin Film City në Prishtinë.
Ky takim ishte pjesë e agjendës së bisedimeve të nivelit të lartë të mbajtura në përputhshmëri me Marrëveshjen Tekniko Ushtrake (MTA), të njohur si Marrëveshja e KUNANOVËS. Është hera e pestë që Gjeneral Majori ka takuar Gjeneralin DIKOVIC që nga shtatori i vitit të kaluar.
Gjatë takimit u diskutuan tema të rëndësishme kryesisht në lidhje me situatën e sigurisë dhe me fokus në pjesën veriore të Kosovës në kuadër të zhvillimit të dialogut Beograd- Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Pristinës.
Gjeneral Farina e informoi Gjeneralin DIKOVIC rreth atkivitetit të KFOR-it në Kosovë: trendi në tërë territorin është shumë pozitiv duke përfshirë edhe veriun, si rajon ku KFOR-i e vazhdon përpjekjen e vet kryesore me një prani të përhershme me qëllim të ofrimit të një ambienti të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe organizatat që operojnë në atë pjesë të territorit.
Gjatë takimit u adresua gjithashtu çështja e rëndësishme e monitorimit të Vijës Kufitare Administrative në përputhje me atë që është cekur në Marveshjen Tekniko Ushtrake.
Në veçanti Komandanti i KFOR-it konformoi se situata është e qetë dhe stabile përgjatë rreth 350 kilomtrave te Vijës Kufitare Administrative.
Thënë shkurtimisht, së fundmi nuk janë raportuar incidente të mëdha, ngjarje ose shkelje të cilat e kanë rrezikuar sigurinë dhe lëvizjen e lirë: Aktiviteti i vazhdueshëm i monitorimit nga forcat e KFOR-it, marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të pjesëtarëve të Komisioniit të Përbashkët Ushtarak të NATOs dhe homologëve të Forcave të Armatosura Serbe si dhe aktivitetet e përbashkëta të ndërmarra në baza ditore përgjatë Vijës Kufitare Administrative (patrullimet e sinkronizuara) ndihmojnë të mirëmbahet një ambient i qetë , bashkëpunues dhe pozitiv.
Dy oficerët e lartë konfirmuan se ky bashkëpunim produktiv do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Gjatë drekës së punës të dy gjeneralët vlerësuan ngjashëm bashkëpunimin e përbashkët të rëndësishëm me homologët e tjerë të shquar rajonal dhe akterët ndërkombëtarë në mënyrë që të rrisin nivelin e sigurisë në tërë rajonin e Ballkanit.
Gjatë pasditës pëveç takimit të Nivel të Lartë u luajt edhe një lojë miqësore e futbollit në mes të ekipeve të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe në kampin BONDSTEEL e cila përfundoi me rezultat 4:1 për Forcat e Armatosura Serbe.
Ky ka qenë një rast joformal i favorizuar shumë nga të dy gjeneralët e lartë për të rritur mirëkuptimin dhe besimin e përbashkët. Kjo është ndeshja e kthimit pas të parës të mbajtur këtë vit e të organizuar nga Forcat e Armatosura Serbe në qershor në Serbi.
Komandanti i KFOR-it takohet rregullisht me shefat e mbrojtjes të katër vendeve në kufi me rajoinin e përgjegjësisë së KFOR-it si Shqipërinë, IRJM-në, Malin e Zi dhe Serbinë. Gjeneral Majori Salvatore Farina gjatë gjashtë muajve të fundit ka vizituar Beogradin, Tiranën, Shkupin, dhe Podgoricën dhe ai ka pritur shefin e shtabit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Serbe në Janar dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare në shtabin qendror të KFOR-it në Kampin Film City në PRISHTINË në mars dhe Shefin e Mbrojtjes të IRJM-se në Prill.