03 Maj 2024

Fanatiku i drogës në Podujevë

Prishtinë, 11 mars - Sabri Berisha maskohej si besimtar i devotshëm, ndërkohë që zhvillonte biznesin e tij të drogës. Bashkëpunëtorë kishte disa shtetas të Shqipërisë dhe Serbisë, shkruan gazeta Express.

Sipas saj, veprimtaria e tij mori fund të shtunën, pasi u kap nga policia. Sabriu u bë i famshëm të premten që shkoi, kur në Xhaminë e Podujevës shtiu me armë në drejtim të imamit të deritashëm.

Rregullisht shkonte në xhami për t’u falur, por njëkohësisht bënte edhe biznes jo të ligjshëm.

Shiste drogë. Ky është Sabri Berisha nga Podujeva.

Emri i tij ndoshta nuk thotë asgjë për ata që nuk dëgjuan lajme të premten e nuk lexuan gazetat të shtunën.

Sabriu është personi që shtiu me allti në Xhaminë e Podujevës, gjatë namazit të xhumasë, në tentativë për ta vrarë imamin që nuk po ia liron vendin një hoxhe tjetër të emëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Policia nisi hetime ndaj tij pasi ai tentoi ta vriste imamin dhe rastësisht gjetën në veturën e tij katër kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Bashkë më të u kapën edhe tre persona të tjerë, dy nga ta shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Burime policore thanë se droga u gjet në makinën që e kishte lënë Sabri Berisha në lokalin ngjitur me shtëpinë e tij. Lokali ishte në shfrytëzim të Islam Abddullahut nga Podujeva, që po ashtu u kap nga policia nën dyshimin për shitblerje të drogës.

I maskuar si fetar i devotshëm, llapjani që kishte edhe nënshtetësi kroate bënte lirshëm biznesin e tij

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)