Familjet e të vrarëve të LDK-së, protestojnë para qeverisë
Prishtinë, 20 janar - Familjet e aktivistëve të LDK-së, të vrarë në atentate gjatë dhe pas lufte në Kosovë e jashtë saj, do protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës.
Në një njoftim të dërguar nga Këshilli Organizativ i Protestës bëjnë të ditur se do protestojnë nën moton Duam drejtësi vrasësit në burg!.
Protesta është paralajmëruar për në orën 12:00, në Sheshin \"lbrahim Rugova\".
Sipas njoftimit, Këshilli Organizativ i Protestës përbëhet familjarët e Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, Ukë Bytyqit, Ismet Rracit, Haki Ymerit, Shefki Popovës etj .