16 Maj 2024

Familja Geci paralajmëron padi kundër ish-Shtabit të UÇK-së

Prishtinë, 29 maj - Familja Geci nga Llausha e Skenderajt, paralajmëron se së shpejti do të ngrenë padi kundër ish-Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Këtë padi ata kanë deklaruar se do të dorëzojnë në Gjykatën Speciale të Republikës së Kosovës, për krijimin e së cilës javë më parë votoi edhe Kuvendi i Kosovës.

Padinë e tyre ata kanë thënë në do ta ngrenë duke u bazuar në komunikatën numër 59 të ish-Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ato që shkruan në këtë komunikatë ata i konsiderojnë të rrejshme, pasojat e së cilës thonë se i kanë ndjerë për 16 vjet me radhë.

“Padinë do ta bëjmë nëse Shtabi i Përgjithshëm nuk kërkon falje publike vëllait tonë dhe familjes sonë. Për këtë komunikatë vëllai ynë ka biseduar dhe i ka lënë përgjysmë bisedat në takimin që e ka pasur kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, gjegjësisht me ish-drejtorin e Drejtorisë Politike të Shtabit të UÇK-së dhe me shefin e SHIK-ut dhe nënkryetarin e PDK-së Kadri Veselin”, thotë familja Geci.

Ata deklarojnë se nëse kjo komunikatë nuk tërhiqet deri në formësimin e Gjykatës Speciale, atëherë ballafaqimi në këtë Gjykatë do të jetë i pashmangshëm. Kjo komunikatë ka të bëjë rastin e vrasjes/vdekjes së Abedin Rexhës, i njohur si Komandant Sandokani.

Në komunikatën e UÇK-së, përgjegjës për këtë vrasje ishte cilësuar Gani Geci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)