10 Maj 2024

FAK-un po e pengon Serbia

Prishtinë, 5 maj - Kryeministri Hashim Thaçi ka harxhuar shumë kohë dhe energji me LDK-në për çështjen e ulëseve të rezervuara, përderisa nuk ka arritur të sigurojë ende votat e partnerëve të koalicionit qeverisës nga radhët e pakicës serbe rreth Forcave të Armatosura të Kosovës.

Seanca e Kuvendit për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forcat e Armatosura është thirrur për të hënën (sot).

Por, para fillimit të saj, pritet të mbahet edhe një takim ndërmjet lidershipit të partive politike. Kreu i qeverisë Thaçi dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar besonin se me vazhdimin e ulëseve të rezervuara për minoritetet do të siguroheshin dy të tretat e votave të tyre, të domosdoshme për shndërrimin e FSK-së në FAK, shkruan “Tribuna”.

Mirëpo, zhvillimet e fundit brenda partive politike serbe nga ky komunitet kanë treguar se ka fare pak gatishmëri që ata të japin votat e tyre për FAK-un në shkëmbim të vazhdimit të mandateve të rezervuara.

Abstenimi i pakicës serbe nga votimi për themelimin e FAK-ut do të pamundësonte arritjen e kuotës prej dy të tretave të votave të pakicave, pasi që serbët përbëjnë numrin më të madh nga radhët e komuniteteve pakicë në Kuvend.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)