23 Dhjetor 2024

Faik Osmani ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

Prishtinë, 24 shkurt - Ekstradohet nga Shqipëria shtetasi Faik Osmani, i lindur më 22 qershor 1969, në Gjilan, i dënuar për veprat penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm, dhe e substancave psikotropike, e përcaktuar me nenin 229, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe i njëjti është dënuar me 15 muaj heqje lirie nga Gjykata Komunale në Gjilan.

Faik Osmani gjendej në arrati dhe kundër tij ishte lëshuar Letër-rreshtim Ndërkombëtar, në bazë të cilit është arrestuar në Shqipëri.

Pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës, e aprovimit të saj nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë, sot në pikën kufitare Morinë, u bë dorëzimi i tij nga Policia Shqiptare tek Policia e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)