26 Dhjetor 2024

Fahredin Gashi dënohet me tetëmbëdhjetë vjet burgim

Prishtinë, 23 nëntor - Sot, trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës kosovar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e shpalli të pandehurin Fahredin Gashi fajtor për veprën penale Krime të luftës kundër popullatës civile. 

Ai u dënua me tetëmbëdhjetë (18) vjet burgim.

Gjykata konstatoi se, në qershor 1999, Fahredin Gashi në cilësinë e tij si pjesëtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në bashkëveprim me Nazim Bllacën, ka hyrë në shtëpinë e Sali Gashit në Varigovc, Komuna e Lipjanit dhe e ka vrarë atë.

I akuzuari Hysri Rama u shpall fajtor për veprën penale Ofrim të ndihmës kryerësve të veprës pas kryerjes së saj dhe u dënua me gjashtë muaj me kusht.

Këtë rast e ka ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)