Fadil Syleviqi largohet nga policia
Prishtinë, 29 gusht - Zyrtari i Policisë Fadil Syleviqi nuk ka kaluar në verifikimin e AKI-së, pasi që në Policinë e Kosovës po verifikohet nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Ish agjenti i MUP-it serb është i papërshtatshëm për të punuar në Policinë e Kosovës, thonë disa burime brenda AKI-së.
Madje pritet që të largohet nga posti i tij si hetues në sektorin e antiterrorizmit, njofton Indeksonline.
Syleviqi ishte larguar disa herë nga Policia e Kosovës. Por, ishte kthyer në detyrë me ndihmën e ndërkombëtareve.