23 Dhjetor 2024

Evakuohen edhe katër shtetas të tjerë nga Jemeni

Prishtinë, 10 prill - Një familje katër anëtarësh është evakuuar nga Jemeni, pas përkeqësimit të situatës së sigurisë në këtë shtet. Me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Turqi dhe pas kontaktit të vazhdueshëm me këtë familje është bërë i mundur evakuimi i tyre.

Ata sot kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Me 25 mars MPJ ka larguar rreth  16 studentë, shtetas kosovarë nga Jemeni, pas shpërthimit të demonstratave të dhunshme në këtë shtet.

Derisa me MPJ ka kërkuar nga të gjithë shtetasit kosovarë që të mos udhëtojnë për në Jemen, përderisa ata që gjenden atje të largohen nga zonat e rrezikut, derisa gjendja e sigurisë në këtë shtet të përmirësohet.

MPJ njofton të gjithë shtetasit, të cilët i kanë të afërmit e tyre në Jemen dhe në Siri të kontaktojnë Shtabin e Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme në numrat: +381 38 200 11034; +377 44 414 377; +377 44 355292 ose në adresën elektronike: [email protected].

Po ashtu, shtetasit të cilët kanë të afërmit e tyre në Jemen dhe në Siri, mund të kontaktojnë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi në numrat tanë të telefonit: 0090312 446 70 54; 0090 507 754 56 70.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)