Evakuohen edhe 13 shtetas të Kosovës nga Libia
Prishtinë 27 shkurt - Ministria e Punëve të Jashtme njofton se sot kanë arritur në Stamboll dhe 13 shtetas të Kosovë dhe një shtetas i Shqipërisë, të cilët janë evakuuar nga Libia me aeroplanët e Republikës së Turqisë.
Ministria e Punëve të Jashtme, sipas informatave të dërguara nga Ambasada e Kosovës në Turqi, njofton familjarët se këta shtetas gjinden në Stamboll në gjendje të mirë dhe deri në nisjen e tyre për Prishtinë Ambasada e Kosovës ka siguruar akomodimin e tyre.
Personat që kanë arritur në Stamboll janë: Hysni Beka, Ekzon Rama, Haris Rexhepi, Durim Kasemi (shtetas i Republikës së Shqipërisë), Sedat Topanica, Qendrim Saqipi, Flamur Saqipi, Mergim Saqipi, Liridona Saqpi, Bedrije Saqipi, Sidki Ibrahimi, Laura Osmani, Muhamed Shehu dhe Berat Koronica.
Shtetasit e evakuuar do të udhëtojnë për Prishtinë neser në mesditë.
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se nga 61 shtetasit e evidentuar në Libi 24 prej tyre janë evakuuar, ndërkohë që pjesa tjetër pritet të evakuohen në vazhdimësi.
Ministria e punëve të Jashtme shfrytëzon rastin të falënderojë autoritetet e Republikës së Turqisë për angazhimin e vazhdueshëm në evakuimin e shtetasve të Kosovës.