Eurot false, hetime në disa shtete ballkanike
Tiranë, 12 prill - Sekuestrimi i mbi 750 mijë eurove false, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës që të kërkojë bashkëpunimin me homologët fqinj, për të hetuar më tej këtë trafik kartëmonedhash.
Njësia Task-Force pranë Prokurorisë së Tiranës, do të kërkojë informacione nga pala maqedonase, ajo kosovare, malazeze dhe bullgare, pasi dyshohet se numri i anëtarëve të kësaj bande është më i madh dhe mund të ketë shtrirje më të gjerë.
Hetimet tregojnë se eurot false prodhoheshin në Bullgari dhe që më pas trafikoheshin e shpërndaheshin në Tiranë. Tre ditë më parë, policia e Tiranës ka arrestuar 14 persona. Banda drejtohej nga një shtetas kosovar dhe dy maqedonas.
Paratë e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale janë 730 copë - Kartëmonedha euro të falsifikuara të prerjes 100-dëshe, një armë zjarri tip Shotgan, një pistoletë si dhe katër automjete.