Europol: në Europë veprojnë 3600 grupe të krimit të organizuar
Bruksel, 20 mars - Shërbimi Policor i Bashkimit Europian - Europol zbuloi në territorin e BE-së pothuajse 3600 grupe të krimit të organizuar.
Në raportin e publikuar nga Europol-i thuhet se dega më aktive e veprimtarisë së këtyre grupeve është trafiku ndërkombëtar i drogës.
Është regjistruar gjithashtu një rritje e ndjeshme e krimeve në sferën ekonomike dhe në hapësirën kibernetike.
Sipas një studimi, grupet e reja kriminale në Europë \"nuk klasifikohen më nga përkatësia kombëtare ose nga specializimi në një sferë të veçantë të krimit. Ato janë të përqëndruara në sigurimin e fitimit maksimal dhe rrezikimit minimal.
\"Ato janë mishërim i shoqërisë sonë të re globale\", - deklaroi drejtori i Europol-it, Rob Wainwright.