Europol: Në Europë janë rritur sulmet terroriste
Bruksel, 26 prill - Analiza më e re strategjike e Policisë së Europës, Europol tregon për rritjen e numrit të sulmeve terroriste dhe të arrestimeve si pasojë e tyre në BE gjatë vitit të shkuar.
Vjet në territorin e BE-së janë kryer 219 sulme terroriste, janë arrestuar 537 persona të dyshuar për implikime në terrorizëm, ndërsa janë vrarë 17 njerëz.
Në raportin e Europolit janë veçuar sulmi terrorist në Burgas të Bullgarisë, sulmi me armë në Francë, që mori 14 jetë dhe sulmet vdekjeprurëse në Belgjikë, Francë dhe Irlandën Veriore.