EULEX zbulon një rrjet të organizuar të trafikimit me organe
Prishtinë, 12 nëntor - Prokurori i Misionit të Bashkimit Evropian (EULEX), Xhonatan Ratel ka identifikuar shtatë persona si të dyshuar për rrjetin ndërkombëtar të trafikimit të organeve që operojnë në Kosovë.
Sipas Asoshieted Press aktpadia, thotë se grupi i organizuar kriminal ka trafikuar njerëz në Kosovë për transpaltim të organeve. Rrjeti i shtatë të dyshuarve përfshin pesë kosovarë, një turk dhe një izraelit.
Me këtë është riaktualizuar afera e 2008-ës rreth trafikimit me organe të njerëzve. Hetuesit e misionit të EULEX-it kanë zbuluar një rrjet të organizuar të trafikimit me orange njerëzore, i cili bazën e tij e ka në Kosovë. Fjala është për klinikën Medicus në Prishtinë, ndaj së cilës tashmë është ngritur padia nga EULEX-i. Zëdhënësi Blerim Krasniqi, tha se lënda është në gjykatën e qarkut dhe nuk mund të japë më shumë hollësi paraprakisht.
Agjencia e lajmeve Associated Press, ka siguruar dosjen, në të cilën thuhet se të paktën 7 persona dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit. Prokurori i Bashkimit Evropian, Xhonatak Ratel, citohet të ketë thënë se në këtë dosje grupi kriminal i organizuar ka trafikuar persona në Kosovë për qëllim të marrjes së organeve njerëzore për transplant te persona të tjerë. Në raport thuhet se rreth 20 persona, jo kosovar janë rekrutuar, duke iu premtuar rrejshëm për pagesa në vitin 2008. Sipas prokurorit Ratel viktimave iu ishin premtuar shuma deri në 14 mijë e 500 euro, ndërsa pranuesit e organeve është dashur të paguanin midis 80 mijë dhe 100 mijë euro.
Sipas padisë, viktimat vinin nga Moldavia, Kazakistani, Rusia dhe Turqia, të cilët kishin jetuar në kushte ekstreme të varfërisë. Në rrjetin e trafikimit janë përfshirë pesë kosovarë, dy turq dhe një izraelit. Në mesin e kosovarëve thuhet të jetë edhe Ilir Rrecaj, ish-zyrtar i lartë në ministrinë e shëndetësisë, i cili rëndohet me pesë akuza, duke filluar nga trafikimi i personave, ushtrimi i jashtëligjshëm i aktiviteteve mjekësore e deri të abuzimi i pushtetit.
Dy ndërkombëtar, një doktor turk, Jusuf Sonmez dhe Moshe Harel, qytetar izraelit, janë duke u kërkuar nga Interpoli për rastin. Sipas prokurorisë një nga pesë kosovarët, kirurgu Lutfi Dervishi ka qenë udhëheqës i grupit kriminal, së bashku me Sonmez dhe Harel.
Dy doktorët e tjerë, Sokol Hajdini dhe Driton Jilta janë gjithashtu të akuzuar.
Në vitin 2008 hetuesit e Policisë së Kosovës kishin mbyllur klinikën private Medicus, si pjesë e hetimeve fillestare. Policia atëkohë kishte filluar bastisjet nën dyshimin se një burrë turk i kishte shitur veshkën e tij një izraeliti.