Eulex vërtetoi aktgjykimin kundër Mustafë, Baki dhe Emin Krasniqit
Prishtinë, 13 dhjetor - Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore më 11 dhjetor 2013 e ka pranuar aktgjykimin për rastin kundër Mustafë, Baki dhe Emin Krasniqit, të cilën janë dënuar me 20, 9 dhe 7 vjet burgim për përfshirjen e tyre në gjuajtjen me armë ndaj Imer , Arbnora Krasniqit dhe Arbnor Krasniqit.
Në këtë incident, i cili kishte ndodhur më 6 gusht 2011 në fshatin Gracë në komunën e Vushtrrisë, Imer dhe Arbnora Krasniqi patën mbetur të vrarë kurse Arbnori kishte pësuar lëndime në qafë.
Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat e parashtruara nga Baki dhe Emin Krasniqi, si dhe e vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Me këtë rast, Gjykata e Apelit i ndryshoi kualifikimet juridike kundër Mustafë Krasniqit dhe e dënoi atë me një dënim të përgjithshëm prej 25 vjet burgim.
Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore me seli në Prishtinë.