05 Maj 2024

EULEX vazhdon hetimet ndaj Fatmir Limajt

Prishtinë, 21 shkurt - Misioni i EULEX-it po vijon hetimet ndaj deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj, në lidhje me akuzat për korrupsion në kohën kur ai ka qenë në postin e Ministrit të Transportit.

Edhe pse, EULEX-it i kanë mbetur pak më shumë se dy muaj (68 ditë) kohë për ta hetuar deputetin e PDK-së, ende nuk asgjë zyrtare se deri ku kanë arritur hetimet të nisura në fund të prillit të vitit 2010.

Deklarata e vetme që jepen nga EULEX-i është se ndaj ish-komandant “Çelikut” po vazhdojnë hetimet, nën dyshimin për korrupsion.

“Hetimet për ish- Ministrin e Transportit janë ende duke vazhduar”, ka thënë Blerim Krasniqi. Ai nuk ka treguar nëse Limajt do t`i ngritet aktakuzë apo hetimet do të pushojnë për mungesë faktesh.

Më 28 prill të vitit 2012, mbushen dy vjet që kur EULEX-i bastisi Ministrinë e Transportit dhe pronat e Fatmir Limajt, nën dyshimin për korrupsion.

Aktualisht Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj është nën arrest shtëpiak, ndërsa EULEX po e vazhdon gjykimin për krime lufte për rastin “Keçka”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)