EULEX thotë se mbetet në veri të Kosovës
Prishtinë, 4 gusht - Misioni EULEKS nuk i tërheq forcat e veta nga veriu i Kosovës dhe edhe mëtutje do të jetë i pranishëm në këtë rajon, ka thënë zëdhënësi i misionit të BE së, Nikolas Hauton.
Ai më tutje ka deklaruar se gjendja në veri është edhe mëtutje e qetë, por e tensionuar.
Nikolas Hauton mëtutje theksoi se policia e EULEKS it vazhdon të jetë e pranishme në masë të madhe në veri: në Mitrovicë, në ndërtesën e gjykatës, në vendkalime dhe në kuadër të patrullave.