Eulex: Sundimi i ligjit nuk negociohet
Prishtinë, 21 maj - Misioni Europian për Sundimin e Ligjit ka bërë të ditur se EULEX-i vazhdon të ndihmojë autoritetet e Kosovës lidhur me situatën e zhvilluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Urdhri i gjykatësit lidhur me transferimin e të gjithë të pandehurve në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, përgjatë periudhës kur do të mbahen seancat gjyqësore, nuk ka ndryshuar dhe është në fuqi.
Ne jemi të bindur se ashtu siç është planifikuar, seanca e parë dëgjimore e shqyrtimit kryesor do të mbahet nesër në orën 09:30 në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Qëllimi i misionit është mos lejoj përshkallëzimin e situatës. EULEX-i do të ndihmojë autoritetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës me vëzhgues policorë shtesë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, gjatë kohës sa të pandehurit janë atje.
Mision thekson edhe një herë se sundimi i ligjit nuk është i negociueshëm.