EULEX: Situata në veri të zgjidhet në mënyrë paqësore
Prishtinë, 26 korrik - EULEX-i ka reaguar për veprimet e mbremshme te Policisë së Kosovës ku përmes një deklaratë për media ka thënë se është e rëndësishme që situata aktuale të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore.
EULEX, po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për ta bërë këtë dhe për ta ruajtur sigurinë. EULEX nuk ka qenë në asnjë formë i përfshirë në aksionin e ndërmarrë nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, theksohet në deklaratë.
Ndër të tjera, EULEX-i përmend fakti se së bashku me Bashkimin Evropian në Bruksel, e kanë bërë të qartë se çështja e vulave doganore duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut Prishtinë-Beograd.
Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk ndihmojnë aspak. Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, përfundon deklarata e EULEX-it.