EULEX shpallet non grata në veri
Prishtinë, 9 mars - Pamflete me përmbajtje politike, të cilat janë marrë përsipër nga Shoqata e Bizneseve, në të cilat EULEX-i shpallet non grata, janë parë të mërkurën të postuara nëpër vende të ndryshme në Zubin Potok.
Në këto pamflete thuhet se EULEX-i me punën e tij nuk është dëshmuar neutral dhe ka dal jashtë asaj që është deklaruar sa i përket statusit të Kosovës, duke shkelur kështu rezolutën 1244 të OKB-së.
Në këto pamflete shkruhet se, pjesëtarët e këtij Misioni po tentojnë që serbët në veri të Kosovës ti prezantojnë si kriminelë, pasi ata nuk duan të paguajnë tatimet dhe doganat shtetit të Kosovës.
EULEX-i haptazi ka dal në anën e institucioneve të Kosovës. EULEX-i në pjesën veriore të Kosovës ka shkelur të drejtat e njeriut, lëvizjen e lirë, si dhe të drejtën në punë, thuhet mes tjerash në këto pamflete.