EULEX pranon ankesë në një rast të zhvatjes
Prishtinë, 24 tetor - Një trup gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë të Kosovës, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it, në Gjykatën Supreme e pranoi pjesërisht ankesën në një rast të zhvatjes.
Ankesa e parashtruar në emër të pandehurit Njazi Tahiri u pranua pjesërisht dhe dënimi i tij me burgim u ndryshua prej dy në një vjet burgim.
Ankesa e parashtruar në emër të pandehurit Besim Tahiri u refuzua si e pabazuar dhe u vërtetua dënimi i tij prej 3 vjet burgim. Të dy personat u shpallën fajtorë për kryerje të veprës së zhvatjes në bashkëkryerje.
Të pandehurit i kanë zhvatur 20,000 euro nga dy vëllezër duke i kërcënuar ata, familjen dhe biznesin e tyre në prill 2011 në Gjilan.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.