07 Maj 2024

EULEX po zhvillon hetime të reja kundër Fatmir Limajt

Prishtinë, 11 shtator - Ish-ministri i Transportit Fatmir Limaj, është thirrur prap sot në prokurorinë speciale të e EULEX-it. Kjo thirrje është bërë për nënshkrimin e procesverbalit të seancës degjimore të datës 20 mars të këtij viti.  
 
Prokurori i EULEX-it, Johannes Picke, po zhvillon hetime të reja kundër Fatmir Limajt.

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt Tahir Rrecaj tha se prokurori ka tentuar që ta marrë në pyetje prap sot Fatmir Limajn.

Por sipas tij ky hetim i është i është i kundërligjëshëm për arsye se hetimet kanë përfunduar në muajin prill. Ai theksoi se lidhur me këtë rast prokurori nuk i ka dhënë asnjë shkresë të lëndës.

”Jo nuk ka mundësi ligjore për shkak se neni 222 i Kodit të procedures penale e parasheh qartë. Nese prokurori ka filluar një hetim te ri kundër Florim Limajt kjo nuk i jep atij të drejtë të vazhdoj hetime edhe kundër personave të tjerë të bazuar në aktvendim që dedikohet për Florim Limajn\'\'\'\', tha Rrecaj.

Ky prokuror ka zgjeruar hetimet kundër Demir Limajt dhe Endrit Shalës, që lidhen me ish-ministrin e Transportit, Fatmir Limaj, dhe ka nxjerrë vendim për nisje të hetimeve kundër Florim Limajt.

Rrecaj tha se Limaj nuk do të thirret prap në prokurori.


/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)