25 Dhjetor 2024

EULEX: Po punojmë në vendosjen e kontrollit doganor në veri

Prishtinë, 8 shtator - Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-i, së bashku me institucionet e Kosovës, po shqyrton detajet konkrete të vendosjes së kontrollit doganor në pjesën veriore të Kosovës, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hauton.

“Së bashku me institucionet e Kosovës po punojmë në vendosjen e kontrollit normal doganor në të dy vendkalimet, ndërsa detajet konkrete janë në shqyrtim e sipër”, ka theksuar Hauton.

Këto komente ai i bëri pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, se marrëveshja për vulat doganore do të filloj të zbatohet më 16 shtator.

Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës Thaçi tha se doganierët e Kosovës do të vendosen edhe në pikat 1 dhe 31 në veri të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)