EULEX po i heton disa deputetë
Prishtinë, 19 korrik - Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovës, EULEX është duke hetuar disa deputetë të Parlamentit të Kosovës.
Në një intervistë për një të përditshme kosovare, zv/shefi i EULEX-it, Andy Sparks, thekson se në hetim janë disa deputetë.
Nuk mund të jap numër, por mund të them se nuk janë gjysma e Parlamentit, ka thënë Sparks.
Ai thotë se në vendin e tij, një deputet mund të arrestohet për dhunë familjare, madje edhe për drejtim në gjendje të dehur të makinës.
Po ashtu, Sparks duke u ndalur në rastin Limaj, ka deklaruar se ai do të merret në pyetje sepse për të ekzistojnë dyshime për korrupsion