EULEX përkrah KFOR-in për lirinë e lëvizjes në veri

Prishtinë, 5 qershor - EULEX-i thotë është e domosdoshme që të sigurohet qasje pa kusht në veri të Kosovës në mënyrë që ky mision të zbatojë aktivitetet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
Qëndrimi i EULEX-it është i pandryshuar. Nevojitet vendosja e qasjes së përhershme dhe pa kusht në veri të Kosovës që mënyrë që të rifillojnë aktivitetet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ka thënë Blaksma për mediat serbe. "
Kjo deklaratë e tij, vjen pas vendimit të të ashtuquajturit Shtab për situata emergjente të komunës në veri të Mitrovicës, që pjesëtarëve të EULEX-it tash e tutje të mos u lejohet liria e lëvizjes në veri të Mitrovicës.