EULEX paraljmëron arrestime të peshqve të mëdhenj
Prishtinë, 10 shtator - Në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit të këtij viti pritet të ndodhin disa arrestime të peshqve të mëdhenj.
Këto arrestime mund të ndodhin vetëm pas verdiktit që do ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës për çështjen e imunitetit, kanë thënë burime të ditores Zëri, të afërta me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit EULEX.
Ata po duan ti tregojnë muskujt, thotë burimi, duke pohuar se qytetarët e Kosovës sivjet to të përjetojnë një vjeshtë të nxehtë.
Do të ketë disa arrestime nga radhët e deputetëve, nuk bëhet fjalë vetëm për deputetin Fatmir Limaj.
Zyrtarët e misionit EULEX nuk janë në gjendje të konfirmojnë se kur do të ndodhin arrestimet.
EULEX është duke pritur se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese, por ne nuk mund të paragjykojnë se çfarë do të vendoset atje.
E gjithashtu, nuk mund të paragjykojmë nëse do të ketë ndonjë aksion të EULEX-it në këtë drejtim, ka thënë shefi i Zyrës për informim në EULEX, Nicholas Hawton.