EULEX pajiset me 6 mjete të blinduara nga Kroacia
Prishtinë, 29 maj - Misioni EULEX është pajisur me gjashtë automjetet të blinduara të porositura nga Kroacia.
Dy nga automjetet e blinduara të tipit LOV 4×4 Torpedo T-1 gjenden në Kosovë pranë Trupave paqeruajtëse kroate, ndërsa katër të tjera do vijnë javën e ardhshme.
Kjo është bërë sipas një marrëveshjeje midis EULEX-it dhe Qeverisë Kroate. Kjo e fundit ka miratuar dhe pranuar ofertën, pas nje mbledhje e cila u mbajt me dyer të mbyllura një muaj më parë.
Sipas mediave kroate, EULEX ka kërkuar këto mjete të blinduara për të mundësuar vazhdimin e misionit te tyre pa pengesa.
Automjetet e blinduara ishin dikur pronë e Armatës së Jugosllavisë, ndërsa gjatë luftës në Kroaci, forcat kroate kishin arritur ti konfiskojnë nga ushtria jugosllave.