EULEX, operacion kërkimi në veri për arrestimin e Kasaloviqit
Prishtinë, 24 shtator - Sot në mëngjes një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i asistuar nga Policia e EULEX-it, e ka ekzekutuar një fletë-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për Radomir Kasaloviq në veri të Kosovës.
Operacioni për këtë arrestim u realizua si pjesë e hetimeve që po zhvillohen për vrasje, ku përfshihen edhe veprat e dyshuara penale Vrasje e rëndë, Tentim vrasje e rëndë, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.
Akuzat për vrasje kanë të bëjnë me vrasjen e pjesëtarit të PK-së Enver Zymberi më 26 korrik 2011 dhe sulmin mbi konvojin e PK-së me të cilin po udhëtonte ai në kohen kur u vra.
Për fat të keq, i dyshuari nuk ndodhej në lokacionin e kërkuar dhe për këtë arsye nuk është ndërmarrë ndonjë veprim tjetër.