25 Dhjetor 2024

EULEX, një muaj paraburgim shtëpiak për Fatmir Limajn

Prishtinë, 22 shtator - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Fatmir Limaj sot në orët e pasditës është paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, për një seancë për rastin “Kleçka” ku prokurori i EULEX-it  ka urdhëruar një muaj paraburgim shtëpiak.

Zyra e Informimit te EULEX-it ka bërë të ditur se me kërkesë të prokurorit, të EULEX-it gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar një muaj paraburgim shtëpiak dhe konfiskimin e përkohshëm të dokumenteve të tij të udhëtimit.

Mujin e kaluar u konfirmua aktakuza kundër Limajt dhe nentë të dyshuarve tjerë për rastin Kleçka dhe do të pasohet nga një gjykim kryesor.
 
Padia akuzon të pandehurit me akuza të ndryshme të krimeve të luftës të kryera në vitin 1999 në një qendër të paraburgimit të improvizuar të vendosur në fshatin Kleçkë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)