EULEX ngre aktakuzë kundër prokurorit Nazmi Mustafi
Prishtinë, 31 korrik - Një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë në Gjykatën e Qarkut në Pejë kundër ish-prokurorit special të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe ish-udhëheqësit të Task Forcës kundër Korrupsionit në kuadër të PSRK-së, Nazmi Mustafi, si dhe kundër tre personave të tjerë për vepra që kanë të bëjnë me korrupsion.
Prokurori i EULEX-it e akuzoi Nazmi Mustafin për veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit dhe posedim të paligjshëm të armëve.
Tre të akuzuarit e tjerë akuzohen për ndihmë në kryerjen e veprës shpërdorim i pozitës zyrtare dhe të autoritetit, ushtrim i ndikimit, marrje e dokumenteve zyrtare dhe mashtrim i blerësve.
Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror i qarkut i EULEX-it në Pejë.