EULEX: Në veri të Kosovës të rivendoset ligji

Prishtinë, 17 gusht - Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq, ka deklaruar sot se nevoja për rifunksioninimin e organeve të drejtësisë në veri të Kosovës është urgjente.
Në qoftë se vazhdojnë zhagitjet e gjata të gjykimeve apo të mos nxjerrjes së individëve para drejtësisë, kjo do të shpie në shkeljen e të drejtave të njeriut.\"
\"Për këtë arsye, është urgjente nevoja që në veri të Kosovës të rivendoset ligji dhe qytetarëve tu krijohen kushte për qasje të plotë e me kohë në drejtësi, citohet të ketë thënë Guduleviq për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve, Tanjug.