16 Maj 2024

EULEX: Në rastin e "Drenicës" nuk u gjykua UÇK-ja

Prishtinë, 29 maj – Njoftimi i sotëm gjyqësor në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e shënon fundin e gjykimit kundër 4 të pandehurve të cilët pretendohej se kishin kryer krime të luftës.
 
Ky ka qenë një rast i vështirë dhe i ndjeshëm. Prokurori do ta shqyrtojë me kujdes aktgjykimin e gjykatës dhe do ta merr parasysh të drejtën e tij për të parashtruar ankesë. Ne e dimë rëndësinë që paraqet ky rast për qytetarët e Kosovës si dhe për viktimat në këtë rast.

Duhet ta kemi të qartë se në këtë rast nuk u gjykua UÇK-ja, por të pandehurit. Është jashtëzakonisht me rëndësi ta kuptojmë se fajësia është individuale e jo kolektive. 

Aktgjykimi për këtë rast në asnjë mënyrë nuk do ta dobësojë vendosmërinë e PSRK-së për t’i ndjekur të gjitha rastet e krimeve të luftës që janë të bazuara mirë, përfshirë edhe ato të dhunës seksuale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)