EULEX ndihmon popullatën e prekur nga vërshimet në Serbi
Prishtinë 18 maj - Popullatës së rrezikuar nga vërshimet në Serbi sot do ti shkojnë ndihma nga EULEX-i.
Zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliq Solomon ka saktësuar se një helikopter me ndihma do të aterojë në aeroportin e Surçinit në Beograd. Po ashtu edhe kamionë me ndihma humanitare dedikuar popullatë së rrezikuar do të nisen nga Kosova.